×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër në ora 10:00 mblidhet Kryesia e Kuvendit, vendoset për seancën e jashtëzakonshme

    Reporteri
    01 Qershor 2020 | 18:17

    Kryesia e Kuvendit do të mblidhet nesër në ora 10:00 për të shqyrtuar kërkesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës për thirrjen e seancës për votimin e Qeverisë Hoti.


    Këtë e kanë bërë të ditur për Reporteri.net nga kabineti i kryeparlamentares Vjosa Osmani.

    Menjëherë nga marrja e aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetues, Lidhja Demokratike e Kosovës ka deponuar kërkesën me nënshkrime të deputetëve për thirrjen e seancës për të mërkurën në orën 11:00.

    Këtë e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi, i cili tha se kanë siguruar votat për miratimin e qeverisë së re. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!