Fatmir Matoshi nga Aleanca Kosova e Re deklaroi se do e votojnë Qeverinë Hoti.
Matoshi në Info Magazine tregoi se nga Lidhja Demokratike e Kosovës kërkojnë vetëm falënderim.
“Nuk kemi ndonjë qëndrim që të jemi brenda këtij koalicioni, AKR ashtu siç ka votu Qeverinë Kurti ashtu do e votojë edhe Qeverinë Hoti”.
“Padyshim se do e votojmë Qeverinë Hoti, nuk është vënë në dyshim asnjëherë që deputetët e AKR-së do e votojnë Qeverinë Hoti – do i japim mbështetjen e formimit të një qeverie të re ashtu siç kemi votuar edhe qeveritë e kaluara”, deklaroi Matoshi.
“Vetëm një falënderim apo mirënjohje kërkojmë nga LDK-ja gjë që nuk e ka bërë Vetëvendosje – as edhe një telefonatë nuk e kemi marrë pas votimit”, ka deklaruar ai.
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, në një intervistë dhënë së fundmi për Reporteri.net kishte paralajmëruar se partia e tij do ta votojë qeverinë Hoti.