×
  • Lajme
  • Botë

    Zjarr para Shtëpisë së Bardhë, rrezikohet të digjet Kisha Presidenciale

    Reporteri
    01 Qershor 2020 | 18:52

    Kisha historike e Shën Gjonit, e njohur edhe si Kisha Presidenciale pasi ndodhet jo larg Shtëpisë së Bardhë, është rrezikuar nga zjarri dhe u dëmtua gjatë protestave në Uashington.


    Zyrtarët e kishës thonë se ata do të luten për shëndetin e kombit, pasi kisha u dëmtua në përleshje të ashpra midis protestuesve dhe policisë, raporton NBC Washington.

    Siç kanë thënë zyrtarët, në një moment një zjarr i madh shpërtheu para kishës, dhe u thye xhami mbrojtës mbi kishën, i cili ishte gjithashtu i shkruar me grafitë.

    Kisha ka rëndësi historike, pasi në shërbimet e saj morën pjesë pothuajse të gjithë presidentët duke filluar nga James Madison.

    Më shumë se 4,400 demonstrues u arrestuan gjatë protestave që shpërthyen në Shtetet e Bashkuara me rastin e vrasjes së George Floyd, dhe të cilat kanë vazhduar për gjashtë ditë.

    Protestat paqësore shpejt u shndërruan në vandalizëm dhe plaçkitje në të gjithë vendin, dhe policia u detyrua të përdorë gaz lotsjellës dhe plumba gome gjatë përleshjeve me protestuesit, përcjell kosovapress.

    Tre protestues u vranë në përleshjet me policinë, një në Kentucky dhe dy në Iowa.

    Në New Jersey, protestuesit u panë duke vënë zjarre makinave të policisë, duke thyer dritare dhe duke marrë mallra nga dyqanet e shkatërruara./Reporteri.net/

    https://www.youtube.com/watch?v=PazyH-95iMk&feature=emb_title

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!