×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Durrës, i riu sirian gjendet i vdekur në trotuar

    Reporteri
    02 Qershor 2020 | 8:17

    Një i ri sirian është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Durrës. Trupi i viktimës është gjetur rreth orës 06:30, në lagjen nr.1,Durrës, pranë ish-hotel Vollgës.


    “Në rrethana ende të paqarta është gjetur i pa jetë, një shtetas Sirian, rreth 20 vjeç, i seksit mashkull” njofton policia.

    Në trupin dhe rrobat e viktimës ka njolla gjaku, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!