×
  • Lajme
  • Lajme

    Natyra Kuçi e PSD-së: Ishte gabim koalicioni që bëmë me AAK-në

    Reporteri
    02 Qershor 2020 | 9:33

    Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka thënë që një nga arsyet që kjo parti u “ndëshkua” duke mos u votuar në zgjedhjet e kaluara, ishte edhe koalicioni me AAK-në.


    “Ishte gabim koalicioni që bëmë më AAK-në, pasi nuk përputhej me atë çka thirremi ne”, është shprehur Kuçi në Sytë 7 në Klan Kosova.

    Kuçi ka thënë që ky koalicion ndodhi pasi PSD-ja ishte në fillimet e saj dhe nuk kishte struktura të forta.

    “Elektorati jonë nuk e pranoi një vendim të tillë. U bënë disa arsye që nuk u votuam në zgjedhje”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!