Në një minierë në Artanë ka pasur shembje dheu me ç’rast dyshohet për dy të vdekur.
Lajmin për Reporterin e ka konfirmuar një anëtar i bordit të Komisionit të Pavarur për Mineral dhe Minerale.
Ai ka thënë se disa anëtarë të bordit tashmë janë nisur për në vendngjarje dhe aty është dërguar edhe kryeinspektori.
Ndërkohë u.d. i kryeshefit Ekzekutiv të Trepçës, Hysen Vrajolli ka konfirmuar për Express se dyshohet për dy të vdekur.
Vrajolli thotë se bëhet fjalë për një inxhinier dhe një xehetar.
“Është shembë dheu, të konfirmuar janë dy të vdekur tjerë nuk ka të ngujuar, sipas informacioneve që kemi jemi duke shkuar në vend të ngjarjes, tjerë të ngujuar nuk ka. Një inxhinier dhe një xehetar.”, ka thënë ai.
Ndërkohë lidhur me rastin për Reporterin ka folur edhe zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Ai ka thënë se për momentin Policia është duke ndalur në vendin e ngjarjes dhe se ende nuk kanë detaje të tjera.
/Reporteri.net