Lëvizja Vetëvendosje ka nisur sot nënshkrimin e peticionit që ka si kërkesë zgjedhjet e reja.
Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka ka thënë se nga peticioni online tashmë janë bërë mbi 45 mijë nënshkrime.
Manxhuka ka thënë se nuk mund të ketë qeveri përkundër vullnetit të popullit e pa zgjedhje, pa legjitimitet e përkundër Kushtetutës, shkruan Reporteri.net.
“Nuk mund të ketë qeveri përkundër vullnetit të popullit e pa zgjedhje, pa legjitimitet e përkundër Kushtetutës. Zgjedhjet janë e vetmja rrugë për të dalë nga kjo krizë”, ka shkruar ai.
Njoftimi i plotë:
Prej sot jemi vendosur në çdo qytet të Kosovës në mbledhje të nënshkrimeve për peticionin që kërkesë të vetme ka zgjedhjet e reja. Nga peticioni online tashmë janë bërë mbi 45 mijë nënshkrime ndërkohë që ka një fluks të madh të qytetarëve që po nënshkruajnë fizikisht.
Në anë tjetër ne kemi parë shumë organizime e ‘event’-e nëpër rrjetet sociale për protestë dhe jemi duke marrë shumë pyetje nga qytetarë të shumtë, por ashtu siç jemi deklaruar edhe ditë më parë ne nuk qëndrojmë prapa këtyre organizimeve. Po ashtu, ne i sigurojmë qytetarët dhe anëtarët se në kohë do të njoftohen për çdo organizim të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Nuk mund të ketë qeveri përkundër vullnetit të popullit e pa zgjedhje, pa legjitimitet e përkundër Kushtetutës. Zgjedhjet janë e vetmja rrugë për të dalë nga kjo krizë.
https://www.facebook.com/arlindman/posts/10158472238638698
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.