Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka bërë publik emrat e ministrave nga radhët e saj në Qeverinë Hoti.
Deputeti Armend Zemaj, ka një kohë që u përfol se do marrë për të drejtuar dikasterin e Ministrisë së Infrastrukturës apo asaj të Bujqësisë, shkruan Reporteri.net.
Por kryesia e LDK-së ka vendosur që Zemaj të marrë postin e ministrit të Shëndetësisë.
Për këtë post u lakua emri i infektologut kosovar, Valbon Krasniqi, i cili më parë ishte edhe kandidat për deputet në listën zgjedhore të LDK-së në zgjedhjet e vitit 2017.
Qeveria Hoti pritet që të votohet nesër në ora 11:00. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.