×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë tre deputetët e rinj të LDK-së

    Reporteri
    02 Qershor 2020 | 20:28

    Kryesia e LDK-së sot ka mbajtur një mbledhje, derisa pas përfundimit të saj kryetari Isa Mustafa dhe mandatari për kryeministër, Avdullah Hoti prezantuan emrat e ministrave të LDK-së.


    Ata janë:

    Agim Veliu, Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike
    Hikmete Bajrami, Ministre e Financave
    Arban Abrashi, Ministër i Infrastrukturës
    Anton Quni, Ministër i Mbrojtjes
    Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë
    Besian Mustafa, Ministër i Bujqësisë
    Vlora Dumoshi, Ministre e Kulturës

    Ndërsa, zëvëndëskryeministër do të jetë Driton Selmanaj, shkruan Reporteri.net.

    Sipas kësaj liste, del që tre deputetët Armend Zemaj, Arban Abrashi e Driton Selmanaj, do ta lëshojnë karrigen e tyre në Kuvend.

    E, në vend të tyre, do të vijnë tre deputetë të tjerë, të cilët sipas numrit të votave në zgjedhjet e 6 tetorit, pasojnë në listë.

    Këta janë: Visar Hoti, Ismet Beqiri dhe Faton Bislimi.

    Ndryshe, nesër në orën 11:00 do të nis seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës për votimin e qeverisë Hoti. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!