Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për RTV21, ka thënë se Qeveria e re do ta ketë mbështetjen e tij.
“Nga nesër është një mundësi për një kapitull të ri, se sa do të shfrytëzohet i mbetet kohës dhe njerëzve që do të marrin përgjegjësin për të dëshmuar”, ka thënë Thaçi.
Duke folur për dialogun, Thaçi ka thënë se Qeveria e re duhet t’i marrë përgjegjësitë që i takojnë. “Të punojmë së bashku pozitë- opozitë, të punojmë që çdo zgjidhje që mund të pranohet prej Kosovës natyrisht duhet të kalojë përmes Kuvendit ose unë jam edhe përmes referendumit”, ka thënë Thaçi.
Seanca për formimin e Qeverisë së re është caktuar të mbahet nesër në orën 11:00. Në LDK janë të bindur se i kanë votat për formimin e Qeverisë Hoti. Lëvizja VV tha se edhe nesër do të jenë në anën e qytetarëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.