Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas deklaratës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, për një Qeveri tranzitore të mundshme me Murat Jasharin si kryeministër.
Në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, Lladrovci ka thënë se nesër kur pritet të votohet Qeveria Hoti, Vetëvendosjes sonte i doli gjumi e besa edhe Vjosa Osmanit, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se ata po keqpërdorin pa shije, emrin e familjes Jashari, pasi që kur ishte mundësia që Adem Demaçi të zgjedhej president, Kurti kishte heshtur.
Sipas tij nëse do të ishte vullneti për emrin përbashkues për skenën aktuale politike, kjo duhej bërë pas letrës së parë të Presidentit kur Vetëvendosjes iu kërkua emri i mandatarit.
Ky është postimi i tij i plotë:
Befasi pas befasie nga Vetëvendosja! Pesë para dymbëdhjetëve, me ide të mëdha. Kur ishte mundësia që Baca Adem të zgjidhej President, Albini që bëri emër nën hijen e tij, heshti.
Nesër pritet të zgjidhet Qeveria Hoti, Vetëvendosjes sonte i del gjumi, besa edhe Vjosës. Keqpërdorin pa shije, emrin e Familjes Jashari.
Nëse do të ishte vullneti për emrin përbashkues për skenën aktuale politike, kjo duhej bërë pas letrës së parë të Presidentit kur Vetëvendosjes iu kërkua emri i mandatarit. Vonë, vonë edhe për ide! /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.