Analisti Imer Mushkolaj në debat me Liburn Aliun ka reaguar duke thënë se ishte vetë VV-ja ajo e cila që 10 vite me radhë kanë thënë që nuk negociojmë me Serbinë pa kushte, ndërkaq sot po dëshironi të uleni pa kushte.
Mushkolaj tha se VV-ja e kishte mundësinë për dialog, por siç thotë ai kjo parti i iku dialogut.
Analisti Mushkolaj në debat me Liburn Aliun tha se VV-ja erdhi me këtë ide për qeveri tranzitore pasi dështuan nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
“Ju për 10 vite me radhë keni thënë se nuk ulemi me Serbinë pa kushte, ndërkaq sot po e dëshioni atë pa kushte. Për ju Isa ishte argat deri vonë, deri sa u futët me ta dhe u bë , profesor, sot prap po bëhet argat, ju lutem e keni pas mundësinë me mbajtë pushtetin, keni ikë nga dialogun, ju jeni partie e dobët nëse nuk keni arritur ta mbani pushtetin. Kur e patë që dështuat nga vendimi i Gjykatës Kushtetueses iu ra ndërmend për këtë lloj qeverie”, tha Mushkolaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.