×
  • Lajme
  • Lajme

    Diell apo shi, moti sot dhe nesër

    Reporteri
    03 Qershor 2020 | 8:15

    Për dallim nga ditët e kaluara moti sot dhe nesër do të jetë më i mirë.


    Megjithatë nuk përjashtohen reshjet e shiut në disa pjesë të vendit.

    Njoftimi:

    Situata meteorologjike mbetet e paqëndrueshme. Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

    Edhe dita e mërkurë mbetet nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit me origjinë nga veriperëndimi, kështu që sa i përket temperaturave, ato mbesin konstante me ditët paraprake.

    Dita e enjte premton mot më të ngrohtë dhe drejt stabilizimit, por që rigat e dobëta mund të jenë prezent në disa pjesë të Dukagjinit.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-25 gradë celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.

    Kushtet biometeorologjike mbeten të mira, por jo edhe ato agrometeorologjike për shkak të temperaturave të ulëta gjatë natës dhe mungesës së prezencës së rrezeve të diellit në ketë 10 ditshin e fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!