Ndonëse sot mund të jetë dita e fundit e tij si kryeministër, Albin Kurti ka thënë se po ndihet shumë mirë.
Ai pasi është nisur nga banesa e tij drejt qeverisë është pyetur si po ndihet sot kur pritet të votohet Qeveria Hoti.
Kurti ka deklaruar se po ndihet shumë mirë.
“Shumë mirë. Në ora 10:00 kemi një mbledhje të qeverisë ku do të marrim disa vendime të rëndësishme. Vendimi i parë që do ta nënshkruaj tash menjëherë është ai për ndihmën nga 30,000 euro dy familjeve të minatorëve që humbën jetën fatkeqësisht në Minierën e Artanës”, ka pohuar ai për Klan Kosovën.
Ndërsa nuk ka pranuar të tregojë nëse pret që Kosova të ketë qeveri të re sot, derisa ka vazhduar drejt ndërtesës së Qeverisë për ta drejtuar mbledhjen – që mund të jetë e fundit – e drejtuar nga ai.
https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/195374118297187/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.