Një grup i qytetarëve është mbledhur para Kuvendit të Kosovës.
Disa prej tyre kanë deklaruar për mediat se ata janë mbledhur si qytetarë për të kundërshtuar qeverinë e re, dhe se jo si anëtarë të partive.
Ata kanë thënë se janë kundër rikthimit në pushtet të atyre që kanë keqqeverisur me vendin në 20 vjetët e fundit.
Këta qytetarë kanë mbajtur në dorë flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë, ndërsa një vajzë ka mbajtur një pankartë me mbishkrimin “Vota ime nuk lejoj të manipulohet”. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.