Qeveria gjermane ka konfirmuar vendimin sot.
Qeveria gjermane vendosi sot heqjen, duke nisur nga 15 qershori, të paralajmërimeve të saj për udhëtimet turistike në Europë, dekretuar në muajin mars për shkak të pandemisë së koronavirusit, theksoi sot ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas.
“Këshilli i Ministrave ka vendosur të mos zgjasë më tej paralajmërimet për udhëtimet me destinacion Bashkimin Europian dhe vendet e asociuara, por t’i zëvendësojë ato me rekomandime për udhëtarët nga vendi në vend”, deklaroi Heiko Maas në një konferencë shtypi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.