KRU “Gjakova” sh.a, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se disa fshatra do të mbesin pa ujë, për shkak të një defekti, derisa thotë se ekipet teknike po bëjnë përgatitje që punimet të kryhen sa ma shpejtë.
Ky është njoftimi i plotë:
Njoftojmë konsumatorët e regjionit të Prizrenit se është paraqitur një defekt në gypin furnizues fi 400, në fshatin Fortesë.
Për shkak të punimeve pa furnizim me ujë do jenë këto fshatra; Fortesë, Celinë, Krushë e Madhe, Nagavc, Hoqë e Vogel, Krushë e Vogel, Piranë, Retijë, Fshatrat e Hasit, Krajkë, Bregdri, Zym dhe Shengjergj.
Ekipi teknik ka bërë pregatitjet që punimet të kryhen sa më shpejtë që është e mundur!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.