Rasti i fundit me koronavirus që është paraqitur në Komunën e Kamenicës është një grua që ka ardhur nga Gjermania para 10 ditësh.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati.
“Kam kërkuar sqarim pse nuk është vendosur në karantinë kjo qytetare kur e dimë se karantina është larguar nga data 30 maj. Pra qytetarja ka dhjetë ditë që është futur në Kosovë nga aeroporti “Adem Jashari”, tha ai.
Kastrati thotë se është shqetësuese se ky është një burim i ri me koronavirus në Kamenicë.
“Deri tash i kemi pasur 41 raste. 37 prej tyre tashmë janë shëruar ndërsa me këtë qytetare na mbesin katër raste aktive”, deklaroi Kastrati për RTV Dukagjini.
I pari i Kamenicës thotë se nga këto katër raste aktive, dy nga ta në testin e parë kanë rezultuar negativ ndërsa shumë shpejt pritet të shërohen edhe ata. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.