Kryeministri i ri, Avdullah Hoti, i vetëm sot ka marrë pjesë në ceremoninë e marrjes së detyrës.
Me një kalim para Gardës Ceremoniale dhe me tapet të kuq ai ka marrë pozitën e kryeministrit, por se nuk ka pasur dorëzim nga ish-kryeministri Albin Kurti.
Kryeministri i ri Hoti ka ecur vetëm në tepihun e kuq, shkruan Reporteri.net.
Kurti, mbrëmë tha se nuk do të jetë pjesë e ceremonisë së pranim-dorëzimit të detyrës te njeriu të cilin ai e kishte shkarkuar.
“Nuk do ta bëj pranim-dorëzimin, pasi nuk mund ta pranoj atë që e shkarkova, ndërkohë që u dorëzua edhe te presidenti. Ne vazhdojmë betejën. Do të kthehemi përsëri dhe shumë shpejt”, porositi Kurti dje në një video-mesazh të fundit si kryeministër.
Kurti kishte shkarkuar Hotin nga posti i zëvendëskryeministrit vetëm pak orë pas shkarkimit të Qeverisës tij më 25 mars, pas mocionit të mos besimit, të iniciuar nga partia e Isa Mustafës, me të cilën Vetëvendosje ishte në koalicion qeverisës për 51 ditë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.