Të paktën 39 persona janë plagosur pas një sulmi me thikë në një kopsht fëmijësh në Kinë, ka raportuar të enjten media shtetërore.
Zyrtarët lokalë të qarkut Cangëu të rajonit Gaugxi, kanë thënë se 37 studentë dhe dy të rritur kanë përjetuar plagë të shkallëve të ndryshme, si pasojë e sulmit.
Mediat shtetërore kanë raportuar se sulmuesi ka qenë një 50-vjeçar, pjesëtar i sigurisë së shkollës.
Ende nuk janë bërë të ditura motivet e sulmit, derisa i dyshuari është ndaluar dhe hetimet kanë nisur, është raportuar nga mediat, përcjell rel.
Transmetuesi shtetëror, CCTV ka thënë se 39 persona janë plagosur, tre prej tyre seriozisht, duke përfshirë kryetarin e shkollës, një roje të sigurisë dhe një student.
Në disa video të postuara në rrjetet sociale shihen fëmijë me fasha, derisa nisen në qendrat shëndetësore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.