Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë plenare ku në rend dite është formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së COVID-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Liburn Aliu, është i pari që ka marrë fjalën në këtë seancë, shkruan Reporteri.net.
Aliu ka thënë se do të ndërmarrin hapa për shqyrtim në gjykatë për votimin e djeshëm të qeverisë së re.
Ai ka thënë se deputeti Ethem Arifit nuk kishte të drejtë të votonte dje.
Aliu ka shtuar se do të marrin hapa për shqyrtim në gjykatë për votën e deputetit Ethem Arifi dhe Haxhi Shala.
Tutje Aliu tha se presidenti po bredhka odë më odë që t’ia bëjë votat dekreteve anti-kushtetues. Dhe kjo votë sipas Aliut ishte përcaktuese.
Kjo qeveri është dashuri të bëj votat nëpër oda me presidentin”, tha Aliu.
Aliu tha se me një qeveri e cila varet nga Lista Serbe nuk është çudi nëse në vend , në AKI mund të vendoset dikush i përcaktuar nga Lista Serbe.
Ai tutje ka kritikuar qasjen e presidentit Thaçi, duke thënë se ai bërë ndërhyrje të pastër në vullnetin e deputetëve. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.