Rreth 2500 punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës janë mbledhur për të protestuar për mos respektim të vendimit të Inspektoratit për kthimin në punë të Nijazi Thaçit.
Punëtorët kanë tentuar ta thyejnë derën e hyrjes për tu futur në oborrin e Termocentralit “Kosova B” për të protestuar ashtu siç kanë paralajmëruar dy ditë më herët.
IndeksOnline mëson se në të gjitha njësitë janë duke protestuar rreth 2 500 punëtorë të KEK-ut të cilët ditë më parë e kanë nënshkruar peticionin ku i kërkohet bordit të ri të KEK-ut të respektohet vendimi i inspektoratit të punës për ta kthyer në vendin e tij, Njazi Thaçin
Punëtorët e Sigurimit kanë marrë urdhër që protesta të pengohet. Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë edhe forca të shtuara të policisë së Kosovës për të menaxhuar protestën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.