×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pa maskë, me një thikë në dorë, korçari grabit pikën e dhënies së kredive

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 13:06

    Një pikë dhënie kredish është grabitur në qendër të qytetit të Korçës.


    Një person, pa maskë, nën kërcënimin e thikës ka grabitur 100 mijë lekë të vjetra dhe është larguar.

    “Më datë 04.06.2020, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 7, në një zyrë e cila shërben për dhënie kredie, ka hyrë një shtetas i paidentifikuar i cili duke ushtruar presion psikologjik punonjësve me një thikë, dyshohet se ka marrë një sasi lekësh dhe më pas është larguar me shpejtësi”.

    Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar pasi punonjësit nuk kanë bërë rezistencë.

    Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe po vijonë kontrollet për kapjen e autorit.

    Grupi hetimor do të sekuestrojë kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!