Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka kritikuar ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me testet e Serbisë.
Ai ka thënë se ato kanë ardhur në gepek, jo në bagazh, madje nga punëtorët e Gjuriqit.
Ai ndërsa foli për donacionet që kanë ardhur nga Serbia në kohën sa ministër ishte Uran Ismaili i PDK-së, tha se të njëjtat, kanë ardhur me dokumentacione, ndryshe nga testet që kanë ardhur nga Serbia.
“Kemi me i pru me dokumente krejt donacionet që kanë ardhur në të kaluarën, sepse kanë ardhur me dokumente. E vetmja herë që kanë ardhur pa dokumentacion është kjo në kohën tuaj”, tha ai, shkruan Reporteri.net.
Ai përmendi edhe shkarkimin e Naser Ramadanit.
“Pse spo iu vjen keq me e përmend Naser Ramadanin, ju e keni shkarku Naser Ramadanin nga bordi i SHSKUK-së. Mos dilni ktu tash me livdu njerin. Në bordin ku ka qenë kryesues, në bordin ku e ka ba kryesues një ish-ministër i PDK-së. Qysh ja keni nis me shkarku ju, e kishit shkarku edhe nga IKSHP”, ka thënë Krasniqi. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.