×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj e merr detyrën e Ministrit, Arben Vitia nuk shkon në ceremoni të dorëzim-pranimit

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 13:31

    Armend Zemaj e ka pranuar sot detyrën e Ministrit të Shëndetësisë, por në ceremoninë e dorëzim-pranimit nuk ka marrë pjesë ish-ministri, Arben Vitia.


    MSH-ja, njofton se Zemaj ka zhvilluar takim me Sekretarin e Përgjithshëm dhe drejtorët e departamenteve të Ministrisë së Shëndetësisë nga të cilët kërkuar që të angazhohen në përmbushjen e përgjegjësive që ka Ministria e Shëndetësisë në funksion të mbarëvajtjes së sistemit shëndetësor.

    “Ministri Zemaj tha se do të jetë mbështetës i proceseve pozitive në shëndetësi dhe pret një bashkëpunim të ngushtë për të vazhduar punën në menaxhimin e situatës rreth Covid-19 në Kosovë dhe në fuqizimin e shërbimeve shëndetësore në vend me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore në vend”, thuhet në komunikatë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!