×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e VV-së e quan Thaçin diktator dhe hajn të vullnetit të qytetarëve

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 14:21

    Deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku-Muhalxha ka folur pas incidentit të djeshëm, ku truprojat e presidentit Thaçi kanë arrestuar një protestues, aktivist i VV-së që e ka quajtur Thaçin “hajn”


    Kollçaku ka thënë se aktivisti i VV-së u rrah brutalisht nga truprojat e Thaçit, për çka ka kërkuar hetim nga organet e drejtësisë, shkruan Reporteri.

    Deputetja e VV-së, po ashtu i ka quajtur skandaloze deklaratat e mbrëmshme të presidentit Thaçi që pasuan pas incidentit jashtë objektit të Qeverisë.

    “Nëse ky i ri ka mendu që ky është hajn i vullnetit qytetar a do të duhej truprojat të vrapojnë pas tij me një rrahje brutale i cili nga organet e drejtësisë është procedu në QKUK, ka qenë iu plagosur dhe iu është ndalu të deklarojë se është i plagosur. Privimi nga fjala e lirë nga një njeri që tashmë ka marrë rolin e diktatorit që thotë se do ta godasë çdokënd që nuk mendon si unë. U pengua edhe puna e gazetarit që tentoi ta filmojë këtë ngjarje. Ftojmë organet e hetuesisë ta zbardhin sa më shpejt rastin. Ta goditësh një djalë i ri në regjionin e veshit, gjë që mund të lë me pasoja të rënda. Tendenca për rrahje u pengua nga qytetarët dhe gazetarët. Vullneti qytetar është grabitë dhe kjo është fakt”, u shpreh ajo para gazetarëve.

    Kollçaku po ashtu komentoi edhe raportimet për protesta për ditën e nesërme, për të cilat tha se nuk janë thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje.

    “Ne nuk kemi thirrë ende protestë, por kjo nuk do të thotë se nuk do ta bëjmë. Sheshi është i qytetarëve dhe ky president nuk mund t’i ndaloj”, u shpreh ajo. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!