Kjo raportohet se është konfirmuar për gazetarët e këtij mediumi nga burime diplomatike në Bruksel, transmeton Reporteri.
Siç raportohet, autoritetet e Beogradit morën këtë vendim në mënyrë që të kontribuojnë në atmosferën për rifillimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Si pjesë e vullnetit të mirë për të krijuar një atmosferë të favorshme për vazhdimin e dialogut, palët në Beograd kanë rënë dakord të mos vazhdojnë me këtë fushatë,” konfirmoi një burim i lartë diplomatik në BE për Rel.
Zyrtarët në Bruksel po ashtu raportohet se kërkojnë heqjen e menjëhershme të masave të reja të reciprocitetit të vendosura së fundmi nga ish-kryeministri, Albin Kurti në mënyrë që dialogu të rifillojë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.