×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuriq i kërkon Hotit të heqë masat e reciprocitetit: Ky është testi i parë për të

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 15:02

    Drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq ka folur për formimin e Qeverisë së re në Kosovë, pjesë e së cilës është edhe Lista Serbe, e cila do të ketë dy ministri dhe postin e zëvendëskryeministrit.


    Gjuriq deklaroi se heqja e masave të  reciprocitetit, bllokadat dhe presioni ndaj serbëve në do të jetë testi i parë i qeverisë së re në Prishtinë për të treguar qëndrimin ndaj marrëveshjes së koalicionit me Listën Serbe.

    Ai për mediat serbe tha se Lista Serbe ka një ndikim më të madh institucional në qeverinë e re, sepse kjo varet nga mbështetja e deputetëve serbë, dhe gjithçka që mund të çojë në zbutjen e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, transmeton Reporteri.

    “Ne kemi një luftë të vështirë përpara për të ruajtur interesat tona në Kosovë, kështu që është e rëndësishme të kemi në krye një burrë që ka karakterin dhe guximin të thotë jo kur Serbia kërkohet të poshtërohet, të bëjë lëshime që nënkuptojnë shuarje dhe asgjësim të interesave tona kombëtare”, u shpreh Gjuriq.

    Sidoqoftë, ai shtoi se nuk duhet të ketë shumë iluzione, sepse qëndrimi i Kryeministrit të ri të Kosovës Avdullah Hoti ndaj Beogradit nuk ndryshon shumë nga qëndrimi i Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!