×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetë i 27-ti, publikohet fotoja e fundit e Kurtit në Qeveri bashkë me stafin

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 16:58

    Albin Kurti nga dje nuk është më kryeministër i Kosovës. Pasardhës i tij, tashmë do të jetë, Avdullah Hoti i cili gjatë ditës së mërkurë u zgjodh kryeministër i Kosovës nga deputetët e Kuvendit me 61 vota pro.


    E sot në Qeverinë e Kosovës është vendosur Avdullah Hoti bashkë me stafin e tij duke bërë që kësisoj që Kurti me kabinetin e tij t’i lëshojnë zyret e Qeverisë.

    Kujtimet e fundit të Kurtit në zyret e Qeverisë së Kosovës i ka publikuar zëdhënësi, Përparim Kryeziu.

    Ai ka publikuar një fotografi të kabinetit qeveritar të Qeverisë Kurti ku shihen 27 personat e stafit të Kurtit.

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10157599870706748&set=a.10150583492261748&type=3

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!