Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, thotë se autoritetet kroate kanë ndaluar një autobus me udhëtarë kosovar për më shumë se dhjetë orë dhe nuk po lejohen që të vazhdojnë rrugën drejt Kosovës.
Zeka thotë se Policia kroate nuk po lejon udhëtarët të vazhdojnë rrugën për në Kosovë me arsyetimin se s’kanë ndonjë njoftim zyrtar nga institucionet e Republikës së Kosovës për hapjen e kufijve.
Shumica e udhëtarëve në autobs janë gra dhe fëmijë të cilët me shumë gjasë janë nisur nga Italia.
Zeka ka kërkuar ndërhyrjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës për të zgjidhur një problem të tillë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.