Deputeti i Nismës, Haxhi Shala, thotë se mori vendim ta votojë qeverinë Hoti vetëm që të mos i shohë ‘Haki Abazët në qeveri’.
Duke iu referuar një interviste të Haki Abazit ku ai akuzon Thaçin, Shala tha se për ‘këtë e ka votuar qeverinë Hoti’.
“Me të kuptuar se vota ime është vendimtare, kam ardhur ta votoj qeverinë Hoti, për shumë arsye. Ka pas shumë Haki Abazi në qeverinë e kaluar që kanë nxjerr vrer kundër UCK-së, për këtë dhe 100 mijë arsye të tjera kam ardhur në sallën e Kuvendit për ta votuar qeverinë Hoti”, ka thënë Shala në T7.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.