×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti sot mbledh sërish ministrat, mban mbledhjen e parë të rregullt si kryeministër i vendit

    Reporteri
    05 Qershor 2020 | 9:53

    Në ditën e dytë të tij si kryeministër, Avdullah Hoti do të ketë dy angazhime të rëndësishme.


    Sot ai mbanë mbledhjen e parë të rregullt të qeverisë së Kosovës.

    Siç është bërë e ditur me anë të një komunikate për media, kjo mbledhje do të mbahet me fillim prej orës 12:00.

    Po ashtu, me fillim prej orës 15:45 Hoti do të ketë takim edhe me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

    Takimi i Hotit me Kosnettin vjen në një periudhë kur SHBA-të me ngulm po kërkojnë rinisjen e dialogut me Serbinë.

    Për të nisur ky proces, Hoti është zotuar se do të heq të gjitha pengesat e vëna nga qeveria Kurti, përfshirë edhe reciprocitetin ndaj Serbisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!