As Glauk Konjufca nuk ka bërë përjashtim në mesin e ministrave të Lëvizjes Vetëvendosje që nuk ia dorëzuan detyrën pasardhësit në ministrinë që ata e kanë drejtuar deri tani.
Meliza Haradinaj-Stublla e ka pranuar detyrën e Ministres së Punëve të Jashtme nga sekretari i kësaj ministrie.
E këtë veprim të Konjufcës, kjo e fundit e ka kritikuar në mbledhjen e Qeverisë, shkruan Reporteri.
Stublla ka thënë se pranim-dorëzimi i detyrës është element themelor i edukatës shtetformuese dhe assesi shtyerje e egove personale.
“Unë e vlerësoj edhe punën e paraardhësve të mi. Pa tingëlluar shumë cinike se në shtetet me kulturë demokracie pranim-dorëzimi i detyrës është element themelor i edukatës shtetformuese dhe assesi shtyerje egove personale. Dje edhe sot u dëshmua se Kosova funksionin edhe pa ato pranim-dorëzime”, u shpreh ajo. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.