×
  • Lajme
  • Lajme

    Thirreni menjëherë Policinë nëse e shihni këtë person ose dini diçka për të

    Reporteri
    05 Qershor 2020 | 14:20

    Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Tush Nue Frrokaj i cili dyshohet për “Vjedhje të Rëndë”.


    Tush Nue Frrokaj është i lindur më 25.06.1975 në Gjakovë.

    “Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: Tush (Nue) Frrokaj i lindur më 25.06.1975 në Gjakovë. I pandehuri është i kërkuar për vepra penale: Një rast për veprën penale ‘Vjedhje e Rëndë’ ”, thuhet në njoftim.

    Ndërkaq, siç thuhet në njoftim, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim me qytetarët që për çdo informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmëroj Policinë e Kosovës, apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

    “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: info@kosovopolice.com”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!