×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani mbjell një pemë përpara Kuvendit me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit

    Reporteri
    05 Qershor 2020 | 14:33

    Vjosa Osmani ka mbjellë një pemë në hapësirën përpara objektit të Kuvendit të Kosovës.


    Në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga nënkryetari Kujtim Shala dhe bashkëpunëtorët, kanë mbjellë një pemë në hapësirën përpara objektit të këtij institucioni, shkruan EO.

    Dita Botërore e Mjedisit është një ditë festive e cila organizohet më datën 5 qershor të çdo viti.

    Kjo datë është mjeti kryesor i OKB-së për inkurajimin e vetëdijes dhe veprimit për mbrojtjen e mjedisit tonë në nivel global dhe lokal.

    Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!