Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj, në intervistën për Gazetën Online ‘Reporteri.net’ ka thënë se kufirin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë po e mban një realitet i ndërlikuar politik.
Ai ka potencuar se kanë nisur disa hapa për këtë gjë, kanë hasur në rezistencë nga shtete evropiane, shkruan Reporteri.net
https://www.facebook.com/reporteri/videos/2694303644138837/
“Ato godina administrative i mban në këmbë një realitet më i ndërlikuar politik, i cili nuk ndërlidhet vetëm me vullnetin e Kosovës dhe Shqipërisë, por me një vullnet më të ndërlikuar ndërkombëtar. Ne duhet ta kemi përgjegjësinë e nevojshme kur folim për këto tema. Kur unë me kryeministrin e Shqipërisë kemi marrë hapa konkret për heqjen e kufirit, ka pasur një rezistencë të konsiderueshme prej shteteve evropiane dhe jo vetëm”, ka thënë Cakaj.
Ndërkohë, ai e ka përmendur faktin se dikush e ka përmendur bashkimin ndërkombëtar derisa ka ardhur në pushtet, duke nënkuptuar për ish-kryeministrin Albin Kurti.
“Tash unë e di që shpeshherë është fare e lehtë të thuhet se duhet të hiqet kufiri sot. Dhe ka edhe asi që e kanë kërkuar bashkimin kombëtar derisa kanë ardhë në detyrë, por më nuk e kanë përmend”, ka thënë Cakaj për Reporteri.net.
Por, i pyetur direkt nëse e kishte fjalën për Kurtin, ai thotë së “nuk përmenda emra, por është dukuri”. /Reporteri.net/.