×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani i shkruan ministrit të ri të Shëndetësisë për deputetët që po pinë duhan në Kuvend

    Reporteri
    05 Qershor 2020 | 15:45

    Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani i ka shkruar letër ministrit të ri të Shëndetësisë, Armend Zemaj lidhur me pirjen e duhanit në hapësirat e Kuvendit.


    Ajo i ka kërkuar që ta angazhojë Inspektoratin për ta mbikëqyrur zbatimin e Ligjit Kundër Duhanit në Kuvendin e Kosovës, dhe të shqiptojë gjoba për depuetetët.

    “Përmes respektimit të ligjeve dhe zbatimit të tyre në mënyrë të barabartë ne konfirmojmë përkushtimin për sundimin e ligjit në vend. Duhet të vazhdohet me angazhim, punë dhe qëndrueshmëri që ta sigurojmë zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe ta ruajmë shëndetin e qytetarëve, si synim i ynë i përbashkët”, thuhet në letrën e Osmanit.

    Ajo pret që Zemaj të marrë masa shpejt për këtë çështje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!