×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Nuk do të lejojmë shkëmbimin e territoreve

    Reporteri
    05 Qershor 2020 | 15:55

    Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti pas mbledhjes së parë të rregullt të Qeverisë të cilën ai e udhëheqë, ka thënë se prioritet i Qeverisë së tij mbetet lufta kundër pandemisë dhe rimëkëmbja e ekonomisë.


    Hoti ka thënë se hapi i parë konkret  që do të ndërmarrin në këtë drejtim është t’i kërkojnë  Kuvendit të Kosovës tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale, mënyrë që t’u dalin në ndihmë bizneseve dhe familjeve në nevojë të prekur nga pandemia.

    Hoti po ashtu ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga ai do të çojë përpara dialogun me Serbinë në bashkëpunim me BE-në dhe SHBA-në.

    Njoftimi i plotë:

    Që në ditën e dytë të punës e miratuam Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës ?? për vitet 2020 – 2023!

    Prioritet i imi mbetet lufta kundër pandemisë nga #COVID19 dhe rimëkëmbja e ekonomisë. Hapi i parë konkret në këtë drejtim është vendimi i marrë sot që t’i kërkojmë Kuvendit të Kosovës tejkalimin e përkohëshëm të rregullave fiskale, që të mund t’i dalim në ndihmë bizneseve dhe familjeve në nevojë të prekur nga pandemia.

    Në plan afatgjatë kabineti im u zotua për zhvillim ekonomik, forcimin e shtetit ligjor, avancimin e demokracisë, luftimin e dukurive negative, veçmas krimit dhe korrupsionit.

    Qeveria që udhëheqi unë merr përgjegjësi të plotë për të çuar përpara dialogun me Serbinë, në bashkëpunim me BE ?? dhe SHBA ??, duke mos lejuar ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të territorit.

    Na priftë e mbara!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!