×
  • Lajme
  • Lajme

    Kaq para shpenzuan komunat për menaxhimin e pandemisë

    Reporteri
    05 Qershor 2020 | 17:01

    Organizata INPO ka publikuar dy infografika rreth shpenzimeve komunale gjatë pandemisë COVID-19.


    Në infografika paraqiten shpenzimet e komunave gjatë blerjes së shërbimeve dhe artikujve si masë mbrojtëse ndaj kësaj pandemie.

    Të dhënat e paraqitura në infografika janë nxjerrë nga monitorimi i kontratave të prokurimit publik në 15 komuna dhe pasqyrojnë dallimet në çmimet e artikujve dhe shërbimeve të kontraktuara gjatë periudhës së pandemisë COVID – 19.

    Ky botim është produkt i projektit “Kërko Drejtësi: Fuqizimi i qasjes në drejtësi në Kosovë” i cili mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan përmes Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe zbatohet nga Instituti i Kosovës për Drejtësi – IKD në partneritet me Iniciativa për Progres – INPO.”

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!