Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në një takim me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, ka biseduar për agjendën e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe çështjet që pritet të trajtohen në seancat e radhës.
Osmani e njoftoi ambasadorin amerikan Kosnett lidhur me urgjencën e miratimit të një numri të konsiderueshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare, me të cilat synohet përmirësimi i jetës së qytetarëve të Kosovës.
Osmani e informoi ambasadorin amerikan edhe për themelimin e Komisionit parlamentar, i cili do ta trajtojë menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga institucionet përkatëse.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.