Ish-ministi i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Llluka në Qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj i ka dalë në mbështetje Qeverisë së re për rikthimin e mundësisë së privatizimit të pjesshëm të Telekomit të Kosovës.
“E përshëndes qasjen e qeverisë së re karshi Telekomit!”, është shprehur ai.
Sipas tij privatizimi i pjesshëm i Telekomit siguron stabilitet për ndërmarrjen, punëtorët dhe avancim për sektorin e telekomunikacionit në Kosovë, sektor ky i ndërlidhur ngusht me suksesin e industrisë së informacionit dhe teknologjisë.
“Në kohën sa isha në Ministri të Zhvillimit Ekonomik, ne kemi filluar një procedurë të tillë, për çka kemi pranuar edhe ndihmë financiare dhe ekspertizë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndihmë kjo që është e gatshme për qeverinë aktuale që të shfrytëzoj”, ka shkruar Lluka në Facebook.
Ndërkohë, kundër kësaj ideje ka dalë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.
Ajo është shprehur se nuk duhet të lejohte privatizimi i Telekomit.
“Këtë synojnë ta bëjnë për të përfitime personale jo për të mirën e Telekomit e as për të mirën e Kosovës. Çdo vendim i qeverisë ilegale është vendim ilegal”, ka shkruar ajo në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.