×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ në pritje të presidentit për zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut

    Reporteri
    05 Qershor 2020 | 19:34

    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e ka njoftuar Zyrën e Presidentit edhe zyrtarisht për dorëheqjen e Goran Rakiqit nga pozita e kryetarit të komunës së Mitrovicës së Veriut, shkruan Reporteri.


    Rakiq ka dhënë dorëheqje nga kryetari pasi është emëruar zëvendëskryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

    Dorëheqja e tij e çon në zgjedhje të reja këtë komunë. Përderisa nga Presidenca nuk kanë dhënë ndonjë datë se kur do të mbahen zgjedhjet,  zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për Reporteri se ky institucion do të përmbushë detyrat e veta kushtetuese dhe ligjore, për të organizuar zgjedhjet, kurdo që i kërkohet.

    “Në këtë drejtim, KQZ-ja do të fillojë me punën intensive për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut, pasi të shpallen këto zgjedhje. Kështu do të veprojmë edhe pas vazhdimit të procesit zgjedhor në komunën e Podujevës. Kjo është përgjigje sa i takon rolit kushtetues të KQZ-së, ndërkaq lidhur me situatën specifike në të cilën ndodhemi për shkak të pandemisë, ne nuk mund të japim një përgjigje për aspektet që kanë të bëjnë me shëndetin e qytetarëve pasi janë institucionet tjera përkatëse dhe profesionale që e kanë fushë të përgjegjësisë së tyre”, ka thënë Elezi për Reporteri.

    Gazeta Online Reporteri ka siguruar edhe dorëheqjen e Rakiqit:

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!