×
  • Lajme
  • Lajme

    Assesi të rehatohet NISMA, zv.kryeministrja akuzon Haxhi Shalën se grabiti postin e shefit të deputetëve

    Reporteri
    05 Qershor 2020 | 20:16

    Zëvendëskryeministrja nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, demantoi zërat se ajo nuk është përzgjedhur për këtë potë nga strukturat e partisë dhe se emërimi i saj ishte befasi  ekskluzive, ashtu siç u përfol. Ajo po ashtu ka reaguar ndaj deputetit dhe shefit të grupit parlamentar të partisë së saj, Haxhi Shalës i cili ka thënë se ajo nuk e ka mëritur postin e zv/kryeministres.


    Sipas Balaj-Halimajt, për të vetmin pozicion që nuk ka vendosur partia është, pozicioni i shefit të Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate.

    “Është e pavërtetë nëse thuhet se për emërimin tim nuk kanë vendosur strukturat e partisë”, tha ajo për RTV21.

    Ajo ka thënë se ishte Shala ai që e mori me “zor” postin e Shefit të Grupit Parlamentar.

     

     

    “Më vjen shumë keq ta them, por duhet ta them. Për të vetmin, ama për të vetmin pozicion që nuk ka vendosur Nisma është shefi i grupit parlamentar. Për të mos thënë e ka grabitur, është vet-emruar.

    Ne kemi pas plan të diskutojmë menjëherë pandemisë se kush në fakt do të vije si shef i GP. Jam e sigurt se z.Shala e din  pasi ishim në takim në kohën kur kemi diskutuar në parti për gjitha emërimet dhe propozimet e anëtarëve të NISMA-s në Qeveri”, ka thënë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!