Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pasi që Qeveria e Kosovës mori vendim për heqjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë, të vendosura nga Qeveria e kaluar.
Mustafa ka thënë se vendimi i sotëm i Qeverisë Hoti është vendim shumë i guximshëm, shkruan Reporteri.net.
Sipas Mustafës, Qeveria Hoti dëshmoi përkushtimin e saj për partneritet strategjik me SHBA dhe BE.
“Vendimi i sotëm i Qeverisë Hoti për heqjen e të gjitha pengesave për dialog që qon në njohje reciproke ndermjet Kosovës dhe Serbisë, është vendim i guximshëm.
Qeveria Hoti dëshmoi përkushtimin e saj për partneritet strategjik me SHBA dhe BE.
Pritet që hapa të njëjtë të ndërmerr edhe Serbia; të tregojë se a është vërtetë e interesuar për dialog që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon dhe me gjerë.
Ndërkaq, të gjithë ne duhet të jemi unik dhe të përkrahim qeverinë që dialogu të jetë i suksesshem”, ka shkruar Mustafa. /Reporteri.net