Një djalë 9-vjeçar nga Kenia, i cili dizajnoi një makinë prej druri për larjen e duarve për të kufizuar përhapjen e Covid-19, u shpërblye me një çmim presidencial.
Stephen Wamukota, nga Bungoma County në Kenian perëndimore, është më i riu në moshë nga 68 personat në këtë shtet që janë shpërblyer me një çmim të tillë nga Presidenti Uhuru Kenyatta.
Wamukota ndërtoi një makinë gjysmë automatike për të ndihmuar në frenimin e Covid-19 në Kenia, e cila ka raportuar më shumë se 2,000 raste të konfirmuara të infeksioneve, shkruan CNN, transmeton Reporteri.
Babai i 9-vjeçarit tha për CNN se djali i tij erdhi me idenë për të ndërtuar makinën pasi mësoi se si mund të mbrohej nga Covid-19 në një kanal televiziv lokal.
“Herën e parë që presidenti njoftoi për rastin e parë me Covid-19 në vendin tonë, u tha se të gjithë duhet të lajnë duart rregullisht për të parandaluar virusin. Djali im më tha atë kohë që ai kishte dalë me një ide për të ndihmuar në larjen më lehtë larjen e duarve , “tha ai.
Zbulimi i djaloshit përdoret me anë të pedalës që preket me këmbë, dhe që mundëson rrjedhjen e ujit dhe sapunit pa nevojën për të prekur asgjë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.