Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar përmes një postimi në Twitterit për heqjen e reciprocitetit nga Qeveria Hoti.
Kurti ka shkruar se Kosova nuk ka qenë asnjëherë pengesë në dialog.
“Kosova nuk ka qenë asnjëherë pengesë në dialog dhe kjo është dëshmuar me heqjen e taksës prej 100 për qind”, ka shkruar ai.
Tutje, Kurti ka thënë se mohimi i reciprocitetit është mohim i pavarësisë së Kosovës.
“Mohimi i kësaj nënkupton mohim të deklaratës sonë të pavarësisë si shtet sovran, të cilën asnjë lider në Kosovë nuk ka të drejtë ta bëjë”, ka shkruar ai.
#Kosova was never an obstacle to the dialogue & this was proven with the removal of the 100% tariff.
Reciprocity means equality. Denying it means denying our declaration of independence as a sovereign state which no leader in Kosova has the right to do.— Albin Kurti (@albinkurti) June 6, 2020
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.