Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka folur për rifillimin e dialogut me Kosovën, dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshje në mes të dy vendeve.
Ai ka thënë se do të përpiqen shumë për të mbrojtur interesat e Serbisë në Kosovë, por nuk pret ndonjë marrëveshje e cila do t’i bënte serbët të lumtur.
Vuçiq ka thënë se pret presion të madh nga ndërkombëtarët dhe nuk duhet pritur një marrëveshje e lumtur për Serbinë, sepse në këtë formë do ta gënjenim popullin. Sipas tij, është detyrë e presidentit dhe e secilit që është i përfshirë në politikë, që të mos i mashtrojë njerëzit.
Presidenti serb, ka thënë se do të takojë edhe përfaqësuesin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e edhe atë të SHBA’së Richard Grenell, përcjell Reporteri.net.
Ndërsa, i pyetur për deklaratat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili ka thënë se do të refuzojë të takohet me Lajçakun, Vuçiq, ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk janë në pozita të barabarta.
Nëse këtë do ta bënte presidenti serb, ai thotë se do të merrte shumë kritika. Por, sipas tij, këtë po e bënë Thaçi dhe nuk po e akuzon askush, pasi sipas tij, Kosova trajtohet ndryshe nga Amerika, pasi siç ka thënë ai, është fëmijë i tyre. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.