×
  • Lajme
  • Lajme

    Një punëtor i postës infektohet me koronavirus

    Reporteri
    06 Qershor 2020 | 22:13

    Në administratën qendrore të Postës së Kosovës, një punonjës është prekur nga COVID -19, nga pasdita e djeshme, i cili pasi ka rezultuar pozitiv ka njoftuar kolegët e punës dhe tani ndodhet në vetëizolim në shtëpinë e tij.


    Posta bën të ditur se të gjithë kolegët e tij të punës kanë kryer mbrëmë dhe sot në mëngjes kontrollat shëndetësore dhe sipas rekomandimeve të mjekëve, ata janë vetizoluar nëpër shtëpitë e tyre, konform rregullave dhe udhëzimeve të IKSHPK-së.

    “Sigurojmë qytetarët se asnjë punonjës yni nëpër zyrat postare nuk është i prekur nga ky virus, prandaj jeni të mirëseardhur që të kryeni shërbiet tuaja si çdo herë tjetër në të gjitha regjionet e Republikës së Kosovës, duke respektuar rregullat e përgjithshme në kohë pandemie”, thuhet në njoftimin e Postës.

    Ndryshe, sot në tërë territorin e Kosovës janë konfirmuar 36 raste me koronavirus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!