Një banesë është djegur plotësisht në fshatin Rrajcë Fushë të njësisë administrative Rrajcë në Prrenjas.
Mësohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Familja ka vënë re luhatjet e tensionit, por nuk e kishte menduar se ajo do të ishte tragjike për ta.
Fillimisht flakët janë shfaqur në korridor dhe më pas janë përhapur kudo. Familjarët ishin duke fjetur, dhe më pas të alarmuar kanë dalë që të gjithë jashtë, por në banesë ka mbetur e moshuara.
Vetëm pak minuta më vonë ajo është nxjerrë në gjendje të mirë shëndetësore.
Mësohet se banisa i përkiste shtetasit Xhevat Çuku.
Fatmirësisht zjarrfikësit kanë mundur të izolojnë flakët dhe zjarrin që vuri në rrezik edhe një banesë tjetër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.