Shefi i ri i Qeverisë, Avdullah Hoti, bashkë me kabinetin e tij qeveritar pritet të vendosin për hapjen e kufirit me Shqipërinë.
Sot, në orën 12:00, Qeveria e Kosovës pritet të marrë vendim për të hequr të gjithë pengesat për qarkullim të lirë ndërmjet dy shteteve.
Më 14 mars ishte mbyllur kufiri Kosovë-Shqipëri shkaku i përhapjes së virusit me koronë. Mirëpo, sot, kjo bllokadë do të marrë fund për të gjithë shqiptarët andej e këndej kufirit.
Qeveria e Kosovës, një ditë më parë, vendosi edhe për heqjen e reciprocitetit me Serbinë, me çka i hapi rrugë dialogut me palën serbe.
Veç kësaj, në Kosovë, prej të hënës largohen të gjitha masat tjera të vendosura më parë, duke përfshirë lirinë e qarkullimit dhe rikthimi në normalitet.
Sidoqoftë, të shtunën mbrëma, janë raportuar edhe 36 raste të reja me COVID-19, të premten 11. Në total janë 1 mijë e 194 persona të prekur, 884 të shëruar ndërsa kanë vdekur 31 persona. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.